Vulin: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin sot në mëngjes ka deklaruar se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pasi disa paralajmëruan se kjo do të ndodhë pas zgjedhjeve në Serbi.

Edhe pas marrëveshjes së Brukselit në vitin 2012, ata çdo ditë thoshin se do ta njohim Kosovën dhe Metohinë. Aleksandar Vuçiq nuk e bëri dhe nuk do ta bëjë këtë, dhe e njëjta gjë vlen edhe për sanksionet ndaj Rusisë”, tha Vulin, i ftuar në TV Pink, transmeton Demokracia.com.

Vulin bëri të ditur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në orën 11 do t’i drejtohet portalit “Informer” dhe ndër të tjera do t’i përgjigjet fjalimeve të fundit të Albin Kurtit dhe Milo Gjukanoviqit.