Cakaj: Ka dyshime se aktakuza ndaj Thaçit e Veselit është e motivuar politikisht

Plot 6 orë e 15 minuta zgjati intervistimi i presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai për media, nuk komentoi lidhur me këtë intervistë, derisa tha se pyetjet për të do të vazhdojnë dhe nesër.

Ndërsa, i ftuar në Pressing, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, tha se kur vlerat e UÇK-së janë në pikëpyetje, detyrë e Shqipërisë është të shfaq solidaritet, transmeton Indeksonline.

“Kur vlerat e UÇK-së janë në pikëpytje ka qenë detyrë e Shqipërisë të shfaq solidaritet dhe ta jap mbështetjen e duhur. Arsyeja e dytë është ta shfrytëzojmë këtë momentum që si dy shtete ta rujamë jo vetëm pastërtinë e UÇK-së por ta shmangim devijimin e narrativës së historisë.

Dhe arsyeja e tretë që tashmë Gjykata Special do të prodhojë jo vetëm pasoja politike, por do të jetë ngarkesë shtesë për shtetin e Kosovës”, tha Cakaj.

Ai tutje shtoi se ka bazë për dyshim se aktakuza ndaj Thaçit e Veselit është politike.

“Ka bazë për dyshim që ka qenë e motivuar politikisht, në të njëjtën anë kur u publiku aktakuza e propozuar vetëm dy ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë për procesin e dialogut me Serbinë.

Dhe vet përmbajtja e deklaratës së prokurorit të specializuar është politike në kuptimin që e para nuk është as në përputhje me rregulloren e asaj gjykate pa u konfirmu aktakuza.

Vet deklarata e prokurorit përmbanë gjuhë politike, kjo lë hapësirë të dyshuar se ka qenë e motivuar politikisht”, tha ndër të tjera ministri shqiptar.