Juventus interesohet për mbrojtësin shqiptar

Juventus së fundmi ka shprehur interesim për mbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla, i cili po kalon një formë të mire tek skuadra italiane Hellas Verona.

Sipas Romeo Agrestit ai po kërkohet nga skuadra e torineze Juventus, transmeton indeksonline.

“Juventus është interesuar për ta transferuar mbrojtësin e Hellas Verona, 19 vjeçarin e talentuar, Marash Kumbulla. Marrëdhënien mes dy klubeve janë të shkëlqyeshme, andaj shqiptari i talentuar Kumbulla mund te huazohet përsëri në Verona për të fituar përvojë të mjaftueshme qe një ditë ta arrijë nivelin të luaj në Juventus”, është shprehur Agresti.