Cakaj: Njohja dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB, pranim i realitetit objektiv

Mbrëmë ministri shqiptar në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj është takuar me Nën-Sekretaren e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Paqendërtuese në OKB, Rosemary DiCarlo.

Ministri shqiptar në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është takuar me Nën-Sekretaren e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Paqendërtuese në OKB, Rosemary DiCarlo.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Cakaj ka bërë të ditur se është duke marrë pjesë në punimet e sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithshme të Ogranizatës së Kombeve të Bashkuara.

Cakaj ka bërë të ditur se gjatë takimit me DiCarlo, kanë biseduar edhe për Kosovën dhe rëndësinë e anëtarësimit të saj në OKB.

“Theksuam fuqishëm nevojën e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në OKB dhe njohjen e pavarësisë së saj prej të gjitha vendeve anëtare si masë e vendosjes së drejtësisë historike dhe pranimit të realitetit objektiv”, ka shkruar Cakaj ndër të tjera.

Postimi i plotë i Cakajt pa ndërhyrje:

“Gjatë pjesëmarrjes në punimet e sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithshme, takova edhe Nën-Sekretaren e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Paqendërtuese në OKB, Rosemary DiCarlo ?!

Takimi përmbajti veçanërisht tre gjëra me rëndësi:

Së pari, nënvizuam hollësisht mbështetjen e Shqipërisë për rritjen e efektivitetit të operacioneve paqeruajtëse të ndërmarra nga organizata dhe përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e “Fondit për Ndërtimin e Paqes”.

Së dyti, theksuam fuqishëm nevojën e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në OKB dhe njohjen e pavarësisë së saj prej të gjitha vendeve anëtare si masë e vendosjes së drejtësisë historike dhe pranimit të realitetit objektiv ?????!

Së treti, shpalosëm programin e Shqipërisë në shërbim të kandidaturës së Shqipërisë për vendin e anëtarit jo të pëhershëm në Këshillin e Sigurimit për vitin 2022-2023.

Shqipëria do të jetë gjithmonë një partner i besueshëm e faktor konstruktiv në marrëdhënie dypalëshe e organizata shumëpalshe në përgjithësi ?!.”