Cakaj: Nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, duket se është tërhequr nga gara për të parin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai së fundi ka dalë me një sqarim, shkruan Fokusi.info.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Gent Cakaj, ka reaguar pas raportimeve se ai do të jetë kandidat për kryetar ose do të bëhet pjesë e PDK’së, e cila mban konventën zgjedhore me 3 korrik.

Ai ka thënë se nuk synon që të bëhet pjesë e ndonjë partie politike në Kosovë.

“Një sqarim i vogël: E para, ashtu siç e kam sqaruar disa herë tashmë, unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t’iu njoftoj personalisht!”, ka shkruar ai.

Më poshtë shkrimi i plotë i tij.

Një sqarim i vogël:

E para, ashtu siç e kam sqaruar disa herë tashmë,
unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t’iu njoftoj personalisht!

Ju uroj çdo të mirë në ndërkohë e mirëmbeteshi ????,

Genti