Casillas vendos të pensionohet pas sulmit në zemër që pësoi

Portieri i Portos, Iker Casillas, është duke planifikuar që të njoftojë për pensionimin e tij nga futbolli.

37 vjeçari, i cili pësoi javë më parë një sulm në zemër gjatë stërvitjeve, është lëshuar nga spitali pas një serie të testeve pozitive që ka bërë.

Sipas mediumit portugez, ‘O Rojo’, ish ylli i Real Madrid dëshiron që t’i japë fund karrierës me të përfunduar sezoni, pasi që nuk dëshiron që të ushqehet me paqartësi rreth së ardhmes së tij.