Celina shënon dy super gola brenda 10 minutave (Video)

Swansea City aktualisht po zhvillon ndeshjen miqësore kundër skuadrës së Exeter, shkruan fokusi.info.

Në këtë ndeshje, është ylli i Kosovës, Bersant Celina ai që po tërheq vëmendjen më të madhe.

Ishte fillimisht minuta e 11-të kur Celina dërgoi një top në rrjetë, nga një gjuajtje e lirë prej afërsisht 25 metrave.

Mesfushori nuk u ndal me kaq, dhe kur po luhej minuta e 20-të, Celina arriti që të shënojë përsëri.