Edi Rama: Gazetari Artur Zheji e bëri vajzën tonë dashnore të ministrit

Rea Xhillari ka fituar gjyqin me 7 media online pas artikujve të publikuar prej tyre ku thuhej se vajza e Linda Rames ishte në një lidhje bashkëjetese me Ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Rasti është sjellë edhe sot në Kuvend, nga kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë tha se gazetari Artur Zheji, i cili proteston për fjalën e lirë është dënuar si shpifës nga gjykata.

“Artur Zheji e bëri vajzën tonë dashnore të ministrit dhe tani thotë do largohem nga Shqipëria po u bë ky ligj. U dënua nga gjykata. Një shpifje e ulët. Kjo nuk është për mua. Unë me këta jetoj edhe një mijë vjet të tjera. Kjo është për shoqërinë”

Kryeministri pati një mesazh edhe për Mark Markun.

“Një tjetër hero atje jashtë është Mark Mark Marku. Nuk la fjalë të ndryrë pa i thënë një deputeti, duke ithënë se do t’i thyejë kokën me shishe. Ky duhet markuar me pullë të kuqe”