Klinaku i OVL UÇK i shpreh ngushëllime familjes Berisha

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ngushëllon familjen Berisha, bashkëluftëtarët, shokët e miqtë, me rastin e vdekjes së kryetarit të OVL-UÇK së dega në Rahovec ,Vajdin Berisha, shkruan Fokusi.info.

“Mbledhja komemorative do të mbahet sot, ora 12:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, ndërsa ceremonia e varrimit bëhet në ora 14:00 në fshatin Drenovc të Rahovecit”, ka njoftuar Klinaku.

Postimi i plotë:

Ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë kryetari i OVL-UÇK së dega në Rahovec ,Vajdin Berisha.

Mbledhja komemorative do të mbahet sot, ora 12:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, ndërsa ceremonia e varrimit bëhet në ora 14:00 në fshatin Drenovc të Rahovecit.

Ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve!