Çfarë deshi të thotë, Kryeministri i habit të gjithë me formulimin “prindi i prindit që nuk është gjyshi”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka marrë pjesë në tryezën shkencore kushtuar studiuesit të albanologjisë, profesorit dhe drejtuesit shumëvjeçar të Institutit Albanologjik të Prishtinës, Sadri Fetiu, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij. Në fjalimin e tij, Kurti ka përdorur një shprehje të padëgjuar deri më tani.

“Prindi i prindit që nuk është gjyshi”, tha Kurti të hënën në fjalimin e tij derisa po fliste për profesorin Sadri Fetiu.

Derisa po e përshkruante qasjen e Fetiut me nxënësit, Kurti ka ndarë një kujtim me babanë e vet, i cili ia kishte mësuar poezinë “Vaje” të shkrimtarit Adon Zako Çajupi.

Kurti tha se në fillim kishte menduar se poezinë e kishte shkruar profesori Sadri Fetiu, i cili ia kishte mësuar babait të tij poezinë “Vaje”.