Tragjedi në Shkodër: Vdes babai dhe dy vajzat

Rëndohet edhe më shume bilanci i aksidentit tragjik ne Shkoder duke shenuar tre të vdekur dhe katër të plagosur. Ky është bilanci i një aksidenti tragjik ndodhur pasditën e kësaj të diele në Velipojë.

Pas babait dhe foshnjes së tij 8-muajshe që kanë humbur jetën më herët, tashmë është vajza 5-vjeçare e familjes Preka që ka ndërruar jetë në spital, ndërsa dy pjesëtarë të tjerë të familjes ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në aksident ka humbur jetën Edmond Preka, foshnja dhe vajza e tij 5-vjeçare, ndërsa të plagosur kanë mbetur bashkëshortja Ervisa Preka dhe vajza 10-vjeçe.

Dy mjete janë përplasur me njeri-tjetrin për shkaqe të cilat ende nuk janë zbardhur nga policia. Dinamika e aksidentit ka qenë e frikshme për shkak edhe të shpejtësisë së madhe.

Sipas informacioneve të para në njërin nga mjetet kanë qenë duke udhëtuar 5 pjesëtarë të një familje, ndërsa në mjetin tjetër kanë qenë duke udhëtuar 2 persona, Sokol Muja dhe Ndrek Gjergji.

Të plagosur janë transportuar të gjithë në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Informacioni i policise së Shkodres:
Më datë 18.02.2018, rreth ores 18:00, ne aksin rrugor Shkodër –Velipojë ka ndodhur një aksident, me pasoja.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar se ishin përplasur mjeti tip Alfa Romeo me targa AA474NJ me drejtues shtetasin E. P 40 vjeç, me mjetin Fuoristradë me targa AA 292 OL me drejtues shtetasin S.M.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Alfa Romeo shtetasi E.P, djali i tij 9 muajsh R.P dhe vajza A. P. 5 vjeçe.

Po në mjetin Alfa Romeo udhëtonin edhe pjestarët e tjerë të familjes bashkëshortja shtetësja E. P. 36 vjeçe, dhe vajza N. P. 10 vjeçe, të cilat janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër.

Në mjetin Foristradë  me targa AA292OL, me drejtues shtetasin S. M, udhëtonte dhe shtetasi N. Gj, të cilet kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit/lajmifundit.al/