Gjoshi: Albin Kurti e harroi turizmin kombëtar, s’ka kush që e kthen në Kosovë

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se Albin Kurti e ka harruar Velipojën, Shëngjinin, Kavajën, Durrësin, Vlorën, Sarandën, Dhërmiun, e qindra vende tjera që veç Zoti ka ditë m’i falë.

“Kur ishte në opozitë, përmendja e Shqipërisë dhe e forcimit të ekonomisë kombëtare ishte veç një shtihim.Sot si kryeministër krejt i harroi! Ka mbetur në ishujt grekë dhe nuk po pranon të kthehet as kur një komunë është në emergjencë shëndetësore”, tha Gjoshi.

Tutje ai theksoi se tani nuk ka kush ta kthejë në Kosovë.

“Kush e di çka duhet t’i ndodhë qytetarëve të këtij vendi që ai të kthehet në Kosovë”, shtoi Gjoshi.