Një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri të dielën në orën 01 e 35 minuta dhe nga të shtënat është plagosur në këmbë viktima, mashkull.
I dyshuari pas të shtënave kishte ikur nga vendi i ngjarjes, raporton Indeksonline.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja të fishekëve.
Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin, ku vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.