Chelsea merr rezultat pozitiv në Madrid

Gjysëmfinalja e parë mes Real Madrid dhe Chelsea është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1.

‘Blutë’ gjetën golin e parë përmes Christian Pulisic në minutën e 15-të, kur ky i fundit vallëzojë përpara mbrojtjes së Real Madrid.

Në anën tjetër, golin e barazimit dhe atë të epilogut përfundimtar e shënojë Karim Benzema në pjesën e parë, në minutën e 29-të.

Gjatë pjesës së dytë, ndeshja ishte e barabartë me një dominim më të vogël të skuadrës së drejtuar nga Zinedine Zidane.

Menaxheri i Chelsea, Thomas Tuchel mbetet i pamposhtur ndaj skuadrave spanjolle, ku tani ka 3 fitore dhe 4 barazime.

Ndeshja e dytë mes dy ekipeve do të luhet më 5 maj në “Stamford Bridge” të Londrës dhe do të vendoset finalisti i dytë i këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.