Kundërshtari i Florian Markut tallej në ring derisa u nokautua (video) 

Florian Marku ka fituar bindshëm ndaj Tommy Broadbent, pasi e ka nokautuar në raundin e katërt në meçin që u zhvillua në Londër.

Boksieri shqiptar ka shënuar edhe fitoren e katërt nga po aq ndeshje sa ka zhvilluar deri më tani.

Fitorja e tij e fundit ishte të shtunën mbrëma, ku mposhti në raundin e katërt boksierin Broadbent.

Boksieri anglez gjatë tërë ndeshjes e provokoj Florian Markun por në fund e mori atë që duhej.