Gjiganti italian e kërkon Amir Rrahmanin

Napoli është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për blerjen e mbrojtësit të Kosovës dhe të Veronës, Amir Rrahmani dhe po ashtu të mesfushorit maroken, Sofiane Amrabat.

Sipas mediave italiane, klubi napolitan i ka ofruar Veronës një shifër totale prej 30 milionë eurosh, për të marrë Rrahmanin dhe Amrabat.

Rrahmani u transferua këtë verë te Verona dhe ka rezultuar një nga surprizat e formacionit.