Chelsea ndalet në shtëpi nga Sheffield United (Video)

Chelsea dhe Sheffield United i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier, pasi ndeshja përfundoi 2 – 2 në ‘Stamford Bridge’.

Ishte Chelsea që kaloi i pari në epërsi me golin e shënuar nga Tammy Abraham në minutën e 19-të.

Sulmuesi anglez (43’) ishte tejet i disponuar për lojë, pasi arriti ta shënonte edhe golin e tij të dytë në ndeshje dhe të dytin për Chelsea, e që me kaq përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ishin përsërit Blutë nga Londra që e kishin iniciativën për gol, mirëpo mysafirët ishin ata që shënuan.

Callum Robinson e ngushtoi epërsinë e Chelseat në 2 – 1 në minutën e 46-të, pas asistimit që pranoi nga Stevens.

Por, mysafirët nuk u ndal me kaq, pasi arritën t’i barazonin shifrat në 2 – 2 fal auto-golit të shënuar nga Kurt Zouma (89′).

https://www.youtube.com/watch?v=jk4Np_4BLQQ