Chelsea ndalet nga Burnley, nuk shfrytëzon humbjet e Arsenalit dhe Manchester Unitedit (Video)

Chelsea s’ka arritur më shumë se një barazim 2 – 2 në shtëpi me Burnleyn në xhiron e 35-të të Premier Ligës për t’ia komplikuar vetes shanset për top-katërshe.

Me këtë rast, Chelsea nuk arriti ta shfrytëzojë humbjen e Arsenalit dhe të Manchester Unitedit në mënyrë që ta përforcojë pozitën e katër, raporton Fokusi.info.

Ishte Hendrick ai që filloi serinë e golave në minutën e 8-të për mysaofirët 0 – 1.

Kure, N’Golo Kante e Gonzalo Higuain shënuan për Chelsean në këtë ndeshje brenda dy minutave 12′ dhe 14′ për ta kaluar Chelsean në epërsi me rezultat 2 – 1.

Mirëpo, Ashley Barnes ishte ai që barazoi shifrat në 2 – 2 në minutën e 24-të dhe ky ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Edhe pse me këtë barazim Chelsea është i katërti në tabelë, “Blutë” kanë një ndeshje më shumë se rivalët që në rast të fitoreve në ndeshjet e mbetura do ta kalonin skuadrën londineze në tabelë.

Ekipi i Maurizio Sarrit është i katërti me 67 pikë, aq sa ka edhe Tottenhami si i treti. Një pikë më pak se Chelsea ka Arsenali që është i pesti në tabelë. Manchester Unitedi si i gjashti ka 64 pikë.

Manchester United javën e ardhshme pret Chelsean në përballje direkte.