Chelsea nuk ka arritur ta mposht Ajaxin që mbeti me 9 lojtarë në fushë (video)

Ka përfunduar pa fitues, por me tetë gola të shënuara përballja emocionuese mes Chelsea dhe Ajax.

Në ‘Stamford Bridge’, Chelsea dhe Ajax kanë ndarë pikët duke luajtur 4:4, në ndeshjen e vlefshme për grupin H.

Se përballja mes Chelsea dhe Ajax do të sjellë shumë gola, u pa që në fillim të saj.

Tammy Abraham shënoi që në minutën e 2’, por fatkeqësisht autogol, për epërsinë e parë të Ajax.

Në minutën e 5’, Chelsea barazoi rezultatin kur Jorginho shënoi nga penalltia, për 1:1.

Pas barazimit të Chelsea, ishte koha që Ajax të marrë lojën në dorë, duke shënuar tri herë të tjetër, duke çuar rezultatin në 1:4.

Quincy Promes, Kepa Arrizabalaga auto gol dhe Donny van de Beek, shënuan për Ajax.

Chelsea nuk u dorëzua, e po ashtu duke shfrytëzuar edhe epërsinë numërike në fushë pas ndëshkimit të dy lojtarëve të Ajax me karton të kuq, arriti të barazonte në 4:4 rezultatin.

Cesar Azpilicueta, Jorginho dhe Reece James, shënuan për rezultatin 4:4, duke bërë që kjo ndeshje të jetë e paharruara për tifozët e futbollit.

https://streamable.com/lonxq