Shqipëria e angazhuar për rritjen e njohjeve për Kosovën

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë një interviste televizive diskutoi edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku deklaroi se “nëse Shqipëria thotë që vendimi për dialog i takon Kosovës, kjo nuk do të thotë as mungesë vëmendjeje, as mungesë e vëmendjes politike, kjo do të thotë angazhim i një tjetër lloji në mbështetje të Kosovës, në mënyrë që t’i përgjigjemi institucionalisht fushatës për tërheqjen e njohjeve për Kosovën që po orkestron Serbia”.

Ministri Cakaj u shpreh gjithashtu se për çështjen e Kosovës është ngritur një taskforcë, si dhe është rithemeluar rrethi diplomatik, duke shprehur mbështetjen e Shqipërisë për shtetin e Kosovës.

“Kemi vendosur ngritjen e Taskforcës për Kosovën, rithemelimit të diskut diplomatik për çështjen e Kosovës dhe do të ofrojmë me kapacitete të shtuara dhe direktiva të qarta të gjithë infrastrukturës diplomatike të Shqipërisë për t’i ofruar mbështetje Kosovës. Fakti që ne themi se Kosovës i takon vendimi, nuk do të thotë që jemi pa vëmendje”, – vijoi ai.

atsh