Çifti pa shtëpi dhe me kushte të rënda kthehet të jetojë nën Urë

Ky çift, para disa kohëve, u bë temë kryesore në Mitrovicë dhe më gjerë, për shkak të jetesës së rëndë të tyre nën Urën e Ibrit.

Në atë kohë të ftohtë, një vullnetar kishte strehuar për një kohë e poashtu ishin ndihmuar nga qytetarë të ndryshëm.

Mirëpo çifti është rikthyer të jetojë përsëri nën Urën e Ibrit.

Disa qytetarë i kanë shkruar Jepi zë, duke dërguar edhe fotografi, ku shihen përsëri çifti duke jetuar nën Urën e Ibrit.

Ndryshe, çifti kishte thënë kohë më parë se kishte jetuar në veri, por kishin humbur shtëpinë.