Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së bëjnë homazhe te varri i Adem Demaçit, me rastin e Ditës së Dëshmorëve

5 Maji është një datë e rëndësishme historike për shqiptarët, pasi përkujtohen Dëshmorët e Kombit, shkruan Fokusi.info

Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit janë të shumtë emrat e të gjitha kohërave që kujtohen me mirënjohje jo vetëm për vlerat e përjetshme dhe kontributin që dhanë për çlirimin e vendit për një të ardhme më të mirë, por edhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.

Në këtë rast, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë bërë homazhe te varri i veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi, me rastin e Ditës së Dëshmorëve.