Çitaku: A din dikush me më tregu qe sa ditë është Kryeministri në Greqi?

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi që kryeministri Albin Kurti, gati që një javë po qëndron në Greqi.

Më 5 korrik, kryeministri Albin Kurti udhëtoi për në Greqi për të marrë pjesë në Tryezën e Rrumbullakët të organizuar nga qeveria greke dhe “The Economist”.

Nesër bëhen fiks një javë që Kurti ka udhëtuar drejt Greqisë dhe për këtë ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Përmes një reagimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se aktualisht Kosovën po e udhëheq Besnik Bislimi dhe jo Albin Kurti.

“Rëndom, në konferenca të tilla, Kryeministri shkon në hapje, e mbanë fjalimin/takimet dhe kthehet. Më së shumti 2 ditë. As Kryeministri i Greqisë nuk rrin aty 1 javë, e lëre më të tjerët. Kosovën po e qeverisë Besnik Bislimi. Duket se kjo është Qeveria Bislimi I, jo Kurti II”, ka shkruar Çitaku, përcjell Demokracia.com.

Reagimi i plotë i Çitakut, pa ndërhyrje:

Sinqerisht, a din dikush me më tregu qe sa ditë është Kryeministri në Greqi?

Rëndom, në konferenca të tilla, Kryeministri shkon në hapje, e mbanë fjalimin/takimet dhe kthehet. Më së shumti 2 ditë.

As Kryeministri i Greqisë nuk rrin aty 1 javë, e lëre më të tjerët.

Kosovën po e qeverisë Besnik Bislimi. Duket se kjo është Qeveria Bislimi I, jo Kurti II.