Pamje të rënda: Deputeti ukrainas incizon një varrezë masive në Bucha

Ukraina e ka akuzuar ushtrinë ruse për “kryerjen e vetëdijshme të një masakre” në Bucha, ku u gjetën varre masive dhe qindra trupa pas tërheqjes së trupave ruse.

Gjatë vizitës së tij në Bucha, Oleksiy Goncharenko, deputet ukrainas, incizoi një nga varrezat masive në qytet dhe i dërgoi një mesazh Perëndimit.

“Përshëndetje të gjithëve, unë quhem Oleksiy Goncharenko dhe jam anëtar i parlamentit ukrainas. Po raportoj nga Bucha, një qytet në periferi të Kyivit. Pas meje shihni një varr për më shumë se njëzet njerëz, civilë të vrarë nga rusët, ushtria. Ky është një nga varret, ka shumë. Pas meje është kisha lokale”, tha Goncharenko, përcjell Express.

“Kjo është një nga shumë provat e masakrës së Buchës. Është krim lufte dhe rusët duhet të mbajnë përgjegjësi për të. Mos blini naftë dhe gaz rus. Kur mendoni për naftën dhe gazin rus, mbani mend këtë”, shtoi ai.