Zemaj propozon masa të reja, gastronomia nuk mund të punojë nga ora 21:00

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se kanë propozuar masa të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ai në një konferencë për media pas takimit që ka pasë me Komisionin për koordinimin e situatës më COVID-19 tha se qendrat tregtare dhe gastronomia nuk kanë të drejtë të punojnë nga ora 21:00 deri në ora 05:00.