Çitaku i reagon Kurtit pasi refuzoi takimin me Ramën: Turp, me Vuçiqin shihesh pa kushte

Refuzimi i kryeministrit Kurti për t’u takuar me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, ka nxitur reagimin e ashpër të nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.

Kjo e fundit, në një postim në Facebook, ka thënë se një veprim i tillë i Kurtit “është për turp”.

Sipas saj, Kurti është ai person që presidentin serb e takon pa kushte, teksa të njëjtat ia vendosë Edi Ramës.

Postimi i plotë i Çitakut:

Si është e mundur që Kryeministri Kurti refuzon takimin me Kryeministrin e Shqipërisë?!!

Si është e mundur?! Kjo është marrëzi. Turp.

Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte.

Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale