Jeton Biçkaj zgjedhet kryetar i ri i degës sē LDK-së në Kamenicë

Kryetari i ri i degës së LDK-së në Kamenicë do të jetë Jeton Biçkaj, këtë e konfirmoi Arban Abrashi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Sipas Abrashit kryetari i sapo zgjedhur kishte përkrahjen edhe të kryetarit të deri tanishëm në këtë komunë Shaip Surdullit.

Postimi i plotë i Abrashit:

“Jeton E. Biçkaj, Kryetar i ri i degës sē LDK-së në Kamenicë

Sot me votë unanime të delegatëve dhe përkrahje të plotë të Kryetarit dhe profesorit Shaip Surdullit, Jetoni u zgjodh Kryetar i ri, i degës në Kamenicë.

Urime dhe suksese, Jetonit dhe LDK-së ✌️✌️”