Çitaku: Po merr fund vallja e rrezikshme e populizimit, të cilës paturpësisht i ka prirë Kurti

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një postim në facebook ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të jetë transparent në lidhje me marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit.

Ajo i ka kërkuar Kurtit që të mos fshehte, duke shtuar se shpreson që me këtë javë merr fund edhe vallja e rrezikshme e popullizmit, sipas saj, të ciliës paturpësisht i ka prirë Albin Kurti, duke përbaltur e lënduar secilin që ka menduar ndryshe nga Albini opozitar.

Postimi i plotë:

Po shpresoj që me këtë javë merr fund edhe vallja e rrezikshme e popullizmit, të ciliës paturpësisht i ka prirë Albin Kurti, duke përbaltur e lënduar secilin që ka menduar ndryshe nga Albini opozitar.

Për vitet e humbura dhe mundësitë e pashfrytëzuara nga helmi i vjellur nga populizmi dhe oportunizmi i Kurtit do flasim prapë.

Tani Albin,
Pak transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit. Mos u fsheh.