Publikohet raporti i ri i IKShPK për COVID

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë infektuar 643 persona me COVID-19, teksa 4 pacientë kanë humbur jetën.

Në anën tjetër, nga COVID janë shëruar 2.028 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka njoftuar se janë administruar 1.433 doza anti-COVID.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800.413 doza të vaksinës” thuhet në njoftimin e MSh-së.