Çka po lypë Glauk Konjufca në zyrën e LDK-së?

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është parë duke hyrë në zyrën e GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës.

Kjo ndodhi pak para se të fillonte mbledhja e kryesisë së Kuvendit, ku Konjufca i është drejtuar sallës ku po mbahej ajo së bashku me shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotin.

Së fundmi, fjalët për një koalicion mes këtyre dy partive janë shtuar edhe pas takimeve të mëhershme të dy krerëve të këtyre partive.

Duket se edhe në Lëvizjen Vetëvendosje ka një disponim që të ketë një qeverisje të mundshme me LDK-në.