Çmendet Lenjani, dopietë për 12 minuta (video)

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, ka realizuar dy gola për skuadrën e tij Sion në Superligën e Zvicrës ndaj Thunit në xhiron e 27-të.

Golin e parë, 29-vjeçari e shënoi në minutën e 21-të, ku shkundi rrjetën pas një goditje precize në afërsi të zonës, e ndali topin në trekëndësh.

Më pas, 12 minuta më vonë, në minutën e 33-të pas një një goditje dënimi, Lenjani u gjet i lirë në shtyllën e dytë dhe mposhti përsëri portierin kundërshtar, duke dyfishuar shifrat.

Tashmë, shkon në pesë numri i golave në kampionat për 29-vjeçarin.

Ja golat e Lenjanit:

 

https://youtu.be/WMgt1VQPyJs?t=2