Petkoviq kërkon reagim ndërkombëtar pas djegies së flamurit serb nga tifozët e Vëllaznimit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pasi tifozët e klubit basketbollistik Vëllaznimi kanë djegur dje flamurin serb në Gjakovë.

Mbrëmë në sallën “Shani Nushi” në Gjakovë është mbajtur Superliga e Kosovës në mes të Vëllaznimit dhe Trepçës.

Në këtë ndeshje basketbollistike ka ndodhur një incident, ku tifozët e Vëllaznimit kanë djegur flamurin e Serbisë.

Pas kësaj ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, duke thënë se prapa këtij incidenti qëndrojnë institucionet e Kosovës, përkatësisht kryeminsitri Albin Kurti.

Siç shkruan mediumi serb, KosovoOnline, transmeton Demokracia.com, Petkoviq tifozët e Vëllaznimit i ka quajtur ekstremistë.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter, Petkoviq, ka kërkuar reagim ndërkombëtar.

“Kryeministri Albin Kurti me politikën e tij anti-serbe është përgjegjës kryesor për tërbimin ekstremistëve duke e djegur flamurin e Serbisë dhe duke e shfaqur sloganin “Gati për veriun, Mitrovica është Shqipëri”. Mesazhe të tilla ogurzezë dhe festa tifozësh nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar. Kërkojmë një reagim vendimtar nga bashkësia ndërkombëtare!”, ka shkruar Petkoviq në Tëitter, transmeton Demokracia.com.

Në ndeshjen e Superligës së Kosovës që u luajt mbrëmë në sallën “Shani Nusa”, në Gjakovë tifozët shpalosën pankartën “Gati për veriun, Mitrovica është Shqipëri”.

Vëllaznimi në fund triumfoi 75:72 kundër Trepçës në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.