CNN: Një grua në gjendje të rëndë pasi u qëllua me armë zjarri brenda Kongresit Amerikan

Media amerikane CNN ka raportuar se një grua është në gjendje të rëndë pasi u qëllua me armë në gjoks brenda ndërtesës së Kongresit Amerikan.

Gruaja po trajtohet për plagë me armë zjarri në bazat e Kongresit Amerikan.

CNN raporton se kjo është konfirmuar se nga dy burime të afërta me viktimën.

“Një grua është në gjendje kritike pasi u qëllua në gjoks në territorin e Kapitolit, sipas dy burimeve të njohura me çështjen”, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Mbështetës të presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump kanë hyrë sot në ndërtesën e Kongresit amerikan. Aty po zhvillohet procesi i certifikimit të votave elektorale nga zgjedhjet e 3 nëntorit, 2020.