Çollaku: Kurti është dorëzuar plotësisht përballë planit franko- gjerman

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Bekim Çollaku është shprehur se kryeministri Albin Kurti është dorëzuar plotësisht përballë planit franko- gjerman.

“Pas dy vitesh mungese totale të transparencës në këtë proces dhe pas një procesi të gjatë negociator, sot fatkeqësisht, me keqardhje të madhe mund të them që unë e pash Kryeministrin e Kosovës plotësisht të dorëzuar përballë këtij plani franko-gjerman, apo plani evropian, mund t’a quajmë si të dëshirojmë. Kjo është një fatkeqësi e madhe për Kosovën sepse kryeministri sot publikisht e pranoi para deputetëve se nuk hapsirë negocimi të këtij plani dhe plani ose duhet marrë, duhet pranuar, ose duhet refuzuar”, u shpreh ai në “Info Magazinë” në Klan Kosova.

Çollaku është shprehur se Kurti e ka pranuar këtë plan si të tillë pa mundësi negaociuese.

“Mirëpo, nga ajo çfarë kemi dëgjuar nga diskursi i kryeministrit dhe nga ato deklarimet publike që ai ka bërë nga bisedat e tij telefonike me zyrtarë amerikan gjatë dy javëve të fundit, konkludimi është i qartë, kryeministri e ka pa pranuar këtë plan si të tillë pa mundësi negaociuese dhe pa mundësi për ta përmirësuar këtë plan, i cili nuk e përmbanë synimin tonë themelor që nga fillimi i këtij procesi të dialogut, që është njohja reciproke”, u shpreh tutje ai.