Covid-19, Trump dhe Pence dalin negativ

Një zyrtar ushtarak i Shtëpisë së Bardhë i cili punon ngushtë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ka rezultuar pozitiv për Covid-19.

CNN shkruan se janë ngritur shqetësime në lidhje me ekspozimin e virusit ndaj Trump.

Zëvendës Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley, ka deklaruar se Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe zëvendëspresidenti Mike Pence, kanë rezultuar negativë për Covid-19.

“Kohët e fundit jemi njoftuar nga Njësia Mjekësore e Shtëpisë së Bardhë se një anëtar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, i cili punon në kampusin e Shtëpisë së Bardhë, është testuar pozitiv për koronavirus”.

“Presidenti dhe nënpresidenti janë testuar dhe kanë dalë negativ. Ata gëzojnë shëndet të plotë”, deklaroi Gidley.