Lajçak njofton shefat e misioneve të BE-së për takimin e ardhshëm të dialogut në Bruksel

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot shefat e misioneve të BE-së në Kosovë, për t’i informuar nga afër për takimin e radhës që pritet të mbahet në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Lajçak ka shprehur falënderim për përkrahjen e tyre të fuqishme.

Ndryshe Lajçak erdhi gjatë ditës së djeshme në Kosovë kurse sot para mediave theksoi se dialogu do të jetë shembull i mirë për progres.

“Si praktikë standarde, para se të largohesha nga Kosova i njoftova shefat e misioneve të BE-së për takimin e radhës për dialogun dhe diskutimet që pata në dy ditët e fundit. Mirënjohës për përkrahjen e tyre të fuqishme”, ka shkruar Lajçak.