Shiu nuk ndalet deri të mërkurën, ja çfarë pritet të nodh më pas!

Shiu që ka kapluar kryeqytetin e Kosovës, gjatë ditës së sotme, pritet të vazhdojë edhe përgjatë ditëve në vijim.

Siç bën të ditur ‘Prishtina Weather’, gjatë ditës së sotme (22 dhjetor), do të mbizotërojë mot i butë, kryesisht me vranësira dhe erë, e kohë pas kohe edhe me reshje shiu.

Ndërkohë që një mot i tillë do të vazhdojë edhe gjatë pjesës së parë të javës së ardhshme, ku gjatë ditës së hënë dhe së marte do të ketë mot me temperature të ulëta, prej 2 deri në 9 gradë Celcius.

Madje gjatë ditës së hënë, përveç reshjeve të shiut, në vise malore do të bie edhe borë.

Ndërsa, ky mot i cili do të jetë pothuajse i njëjtë për tre ditë me radhë, pritet të ndryshojë gjatë ditës së mërkurë, kur përveç vranësirave dhe rigave lokale shiu, pritet të ketë edhe interval me diell.

Kujtojmë se indekset e kualitetit të ajrit (AQI) për ditë me radhë kanë rezultuar si të pashëndetshme, si në Prishtinë edhe në vendet e tjera të Kosovës, madje po cilësohet se Ballkani Perëndimor ka ajrin më të ndotur në tërë Evropën.

Ndërsa, moti me shi pritet që të ulë shkallën e ndotjes sa i përket kualitetit të ajrit, i cili shkakton rrezik të madh në shëndetin e njeriut. /gazetametro.net