Çudira shqiptare! Triçikli udhëton me 2 pasagjerë në autostradë

Një triçikël është bërë burim aksidenti në autostradë. Në foton e publikuar në rrjetet sociale, tre persona ndodhen sipër një triçikli dhe po ecin në autostradë, pa u shqetësuar se në këtë rrugë lëvizin makina me shpejtësi të madhe.

Sipas Kodit Rrugor, ndalohet qarkullimi në autostradë i karrocave, biçikletave, ciklomotorëve, motorëve me cilindratë më të vogël se 150 cc.

Pasi është evidencuar shkelja e këtij rregulli organet e policisë detyrojnë drejtuesin e mjetit të largohet nga autostrada së bashku me mjetin, duke dhënë ndihmën e nevojshme për një largim të tillë. Fotoja mendohet të jetë shkrepur në autostradën Durrës-Kavajë.

Në rastin e treguar në foto, ciklomotori ka vazhduar rrugën pa e vrarë mendjen se veprimi i tij është një kundravajtje rrugore.