Dacic lavdon vetën: Prej se jam Shef i diplomacisë, Kosovës ia kanë tërhequr njohjen 10 vende

Shefi i Diplomacisë serbe, Ivica Dacic, ka thënë se përgjatë vitit ai dhe Presidenti serb, Aleksandar Vucic, kanë pasur një punë shumë të vështirë, të pengojnë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ndërsa shton se numri i njohjeve të Kosovës ka rënë.

Në një intervistë për ‘Kosovo Online’ ai ka thënë se Kosovës tashmë e njohin vetëm 93 vende, ndërsa para pesë viteve kjo ka qenë 113.

“Prej kur është në krye të Serbisë Vucic dhe unë jam ministër i jashtëm, jemi përballur me një punë shumë të vështirë, të pengojmë që Kosova të hyjë në UNESCO. Atëbotë 113 vende e kishin njohur Kosovën. Prandaj ne e nisëm aksionin që të ndikojmë në ato vende që t’i tërheqin njohjet”.
Në fund, Vucic ka deklaruar se janë të gatshëm për të rifilluar dialogun me Kosovën, por vetëm nëse heqet taksa 100 përqind.

Kujtojmë se në faqen e MPJ’së, Kosovës i figurojnë 116 njohje nga vendet e huaja./gazetametro.net