Ndërron jetë gruaja e veprimtarit Adem Demaçi

Ka ndërruar jetë gruaja e veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi, Xhemajlije Hoxha Demaçi, shkruan Fokusi.info.

Merret vesh se në moshën 79 vjeçare ka ndërruar jetë  Xhemajlije Hoxha Demaçi, gruaja e veprimtarit Adem Demaçi.

Ajo ishte me profesion mësuese, ndërkaq gjatë regjimit i ishte ndaluar ushtrimi i profesionit të saj.

Ajo kishte rrëfyer vite më parë se ishte detyrua të punonte si pastruese e inventarit shkollor në fshatin Prelluzhë, për shkak se regjimit të asaj kohe nuk i mjaftoi burgosja dhe tortura ndaj burrit të saj. Cak i tyre ishte edhe gruaja e Demaçit dhe fëmijët e tyre.

Ndërkaq, për vdekjen e Xhemajlije Hoxha Demaçi, kanë shkruar edhe të afërmit e saj në Facebook.