LDK dhe VV në takim për të gjashtën herë

Ka nisur takimi i radhës (i gjashti) në mes të grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Takimi po zhvillohet në selinë qendrore të VV-së, ku erdhën Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Besnik Krasniqi dhe Arban Abrashi nga LDK-ja – këtu pritet të vijë edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Anëtarët e kësaj partie do të diskutojnë me Glauk Konjufcën, Albulena Haxhiun, Hekuran Muratin, Besnik Bislimin dhe Arben Vitinë nga radhët e VV-së.

Temat që do të diskutohen janë problemet sociale, energjia, infrastruktura dhe rinia.

Kujtojmë se takimi i fundit mes këtyre dy subjekteve është mbajtur të hënën (04 Nëntor 2019) ku është diskutuar për fushën e srsimit, shëndetësisë, kulturës dhe rinisë.