Daçiq: Askush nuk ka besuar se Albin Kurti është më i fuqishëm se e gjithë bashkësia ndërkombëtare

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha për Kurir se me vendimin e Kosovës për shpalljen terroriste të organizatave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, Albin Kurti po krijon alibi për çdo serb të ardhshëm që synon ta arrestojë.

“Kurti në këtë mënyrë krijon një lloj alibie për çdo serb të radhës që synon ta arrestojë, dhe le të kujtojmë se ekziston një listë prej 350 personash. Kujdes nga ajo që ka dalë, se duke shpallur organizatat inekzistente si terroriste, njerëzit e pafajshëm të arrestuar nga policia e tij do të akuzohen për një krim fiktiv të terrorizmit dhe do të mbahen në burg. “Ai njeri me të vërtetë fantazon për fillimin e një lufte dhe, për fat të keq, nuk do të ndalet së kërkuari koka serbe”, tha Daçiq.

Ai ka thënë se reagimi i disa vendeve perëndimore ka qenë i fortë në momente të caktuara, por vetëm me fjalë dhe se është e qartë se vetëm kërcënimet deklarative me sanksione nuk mund ta bindin Albin Kurtin.

“Sigurisht që kjo nuk mjafton. Nëse vërtet ekziston vullneti që ai të vijë në vete, të tërheqë njësitë e tij speciale nga veriu dhe kryetarët e tij ilegal nga komunat serbe, të formojë urgjentisht Asociacionin, siç është rënë dakord në Marrëveshjen e Brukselit. “Askush nuk ka besuar që Albin Kurti është kaq i fuqishëm, më i fuqishëm se gjithë bashkësia ndërkombëtare”, thotë Daçiq.

Daçiq njoftoi se kolegu i tij nga Izraeli do të vijë në Serbi javën e ardhshme dhe se do të diskutojnë për “rivendosjen e marrëdhënieve”.

“Është e rëndësishme të rivendosen marrëdhëniet, të cilat ne i vumë në pikëpyetje sepse ata e njohën Kosovën”, tha Daçiq.