Daçiq: Serbia nuk duhet t’i bashkohet sanksioneve ndaj Moskës

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk guxon t’i bashkohet dënimeve dhe sanksioneve të ndryshme ndaj Rusisë, sepse siç tha ai “vendet që kërkuan nga Serbia një gjë të tillë nuk ndihmuan në vitin 1999, kur Serbia u bombardua”.

Daçiq që është kryetar i Kuvendit të Serbisë  thekson se Serbia nuk duhet t’i bashkohet asnjë sanksioni, raporton RTS, përcjell N1, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se kriza në Ukrainë ndodhi për shkak se sipas tij Perëndimi nuk e respektoi marrëveshjen se NATO nuk do të shkojë në Lindje.