Daçiqi pas deklaratave të Gent Cakajt: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Prishtinës dhe Tiranës

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq thotë se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë presion ndaj Prishtinës dhe Tiranës që të braktisin fushatën e njohjes së Kosovës, në të njëjtën mënyrë që po i bën presion Serbisë që të ndërpresë fushatën e saj për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Ky reagim i tij erdhi pas propozimit që homologu i tij nga Shqipëria, Gent Cakaj bëri në Prishtinë për fillimin e një fushatë të përbashkët për të njohur shtetësinë e Kosovës, raporton Tanjug.