Daka: Verifikimin e listave zgjedhore do ta bëjë Këshilli Gjyqësor

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se do ta zbatoj në përpikëri vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket kandidatëve të përfshirë në listat zgjedhore që kanë pasur dënim në tri vitet e fundit.

Daka në RTV 21 tha se listat e kandidatëve do të dërgohen në Këshillin Gjyqësor për verifikim dhe se bashkëpunimi me këtë instititucion do të vazhdojë edhe në këto zgjedhje.

Rastin e Albin Kurtit nëse do të mund të kandidojë apo jo për deputet, Daka s’ka dashur ta komentojë, por ajo thotë se do të zbatojnë në përpikmëri çfarëdo vendimi që u vie nga Kushtetuesja.