Ajet Berisha: Transport publik pa pagesë nga çdo fshat i Obiliqit

Ajet Berisha i cili garon për kryetar të Obiliqit nga Lëvizja për Bashkim zotohet se do të bëj riorganizim të plotë të transportit publik në Obiliq duke krijuar linja të sigurta nga çdo fshat i Obiliqit deri në qendër të qytetit dhe se Transporti publik urban dhe urban-periferik do të jetë PA PAGESË për të gjithë qytetarët e Obiliqit.

Ajet Berisha shihet si një ndër kandidatët më serioz dhe më të përgaditur për Obiliqin ku ndër të tjerat njihet edhe si një prej krijuesve kryesorë të Ligjit për Obiliqin së bashku me partinë e tij.