Gjendet një person i vdekur në banesën e tij, në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete dje në banesën e tij, në rrugën “Bingenit”, në Prizren.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion

“Rr. “Bingenit”, Prizren NN. Është raportuar se me 05.03.2020 viktima mashkull kosovar në banesën e tij është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore, ekipi mjekësor dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.