Dalin pamjet kur forcat iraniane zbritën nga helikopteri dhe rrëmbyen anijen britanike

Dalin pamjet e momentit kur Irani bllokoi anijen cisternë britanike pas konfliktit të nisur me Perëndimin. Në pamjet e publikuara nga mediet ndërkombëtare duket momenti kur forcat e rojës revolucionare kapën dy ditë më parë anijen britanike Stena Impero me 23 persona në bord.

Anija u rrethua në ngushticën e Hormuzit nga varka të vogla të zeza dhe helikopterë nga ku zbritën forcat iraniane. Teherani tha se anija ishte në “shkelje të rregullave ndërkombëtare detare”.

Pronarët e anijes cisternë deklaruan se kishte qenë plotësisht në përputhje me rregulloren në ujërat ndërkombëtarë. Anëtarët e ekuipazhit janë indianë, rusë, letonezë dhe filipinas.

Britania ka kërkuar lirimin e anijes nga iranianët. Ministri i Jashtëm britanik Jeremy Hunt e ka quajtur provokim të papranueshëm sekuestrimin e anijes britanike.