Klinaku i OVL UÇK-së: Kryeministri Kurti na premtoi takime mujore, ka 6 javë që i kemi kërkuar takim e s’kemi përgjigje

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka deklaruar se ka gjashtë javë që kemi kërkuar takim me kryeministrin Albin Kurti, por ende s’kemi marrë përgjigje, ani pse na pati premtuar takime mujore, shkruan Fokusi.info.

“Nuk kam dashur të flas gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale, që të mos ndikojë në rezultatin e asnjë partie politike.

Në takimin e parë me kryeministrin Kurti, kur ia patëm uruar edhe detyrën, përveç diskutimeve rreth çështjeve që i preokupojnë Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, nga ana e tij na u premtuan takime mujore”, ka shkruar Klinaku.

U bënë gjashtë javë që kur kemi kërkuar takim zyrtar me kryeministrin e ende nuk ka asnjë përgjigje, edhe pse në fillim të javës thirrëm zyrën e tij në telefon për t’iu përkujtuar emailin e dërguar me 8 tetor 2021.

Asnjë kërkesë e OVL UÇK-së drejtuar qeverisë nuk është realizuar, e as kërkesa për rehabilitim të veteranëve në banja, ka deklaruar Klinaku.

Postimi i plotë:

Nuk kam dashur të flas gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale, që të mos ndikojë në rezultatin e asnjë partie politike.

Në takimin e parë me kryeministrin Kurti, kur ia patëm uruar edhe detyrën, përveç diskutimeve rreth çështjeve që i preokupojnë Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, nga ana e tij na u premtuan takime mujore.

U bënë gjashtë javë që kur kemi kërkuar takim zyrtar me kryeministrin e ende nuk ka asnjë përgjigje, edhe pse në fillim të javës thirrëm zyrën e tij në telefon për t’iu përkujtuar emailin e dërguar me 8 tetor 2021.

Asnjë kërkesë e OVL UÇK-së drejtuar qeverisë nuk është realizuar, e as kërkesa për rehabilitim të veteranëve në banja.

Siç e dini, krerët e luftëtarët e UÇK-së dhe krerët e OVL UÇK-së përballen me procese të padrejta gjyqësore në Hagë e ne ishim dhe jemi të preokupuar me këtë çështje, por me këtë duhet të preokupohet secili, për shkak se atje nuk janë për gjërat personale por të përgjithshme. Sa i përket kësaj, me Ministrinë e Drejtësisë kemi pasur dhe kemi raporte korrekte. Me ish ministrin Selim Selimi dhe ministren Albulena Haxhiu kemi qenë dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm. Ishin dhe janë të gatshëm të na takojnë në çdo kohë. I kanë kryer dhe vazhdojnë t’i kryejnë pagesat për mbrojtjen, të cilat i kanë me udhëzime administrative.
Për fund:
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, që nga themelimi i saj, nuk është dorëzuar asnjëherë dhe nuk do të dorëzohet përballë asnjë sfide.