Dalin pamjet kur Njësia Speciale ndal incidentin mes disa personave në një lokal në Prishtinë

Një incident që do rrezikonte të eskalonte sonte në një lokal nate të njohur në Prishtinë, u vu nën kontroll shpejt nga Njësia Speciale.

Periskopi mëson nga burime brenda Policisë se disa persona desh u përleshën mes vete, ndërkohë që njëri prej tyre kishte armë me vete.

Fatmirësisht, trupa të shumtë special arritën të konfiskojnë me kohë armën, ndërkohë një person u arrestua dhe një tjetër u mor më vonë po ashtu.

Derisa gjithçka u vu nën kontroll, njerëzit (klientët) u mbajtën brenda.

Më poshtë shihni pamjet që ka siguruar Periskopi: